E kupton çka po përsërit
Ligjërata, reflektim dhe pyetje që të ndihmojnë me e pa më qartë lidhjen mes mendimit, emocionit, trupit dhe sjelljes.
BOTË E RE 2027 është një program njëvjeçar transformimi personal për ata që kanë vendosur të mos e shtyjnë më ndryshimin e tyre.
Ndoshta ke lexu, ke dëgju dhe ke kuptu shumë për veten. Por kur vjen momenti me reagu ndryshe, trupi dhe zakonet e vjetra të kthejnë prapë aty ku ishe. Pikërisht këtu fillon puna e Botë e Re.
Ti s’ke nevojë veç për edhe një shpjegim.
Kur reagimi është bërë automatik, vetëm kuptimi nuk mjafton. Puna duhet me hy edhe në trup, në praktikë dhe në zgjedhjet që i bën kur jeta të prek aty ku je më i ndjeshëm.
4 ditë në javë, çdo javë të vitit. Çdo javë punon me rregullimin e sistemit nervor dhe bën meditime. Nëse nuk mundesh me marrë pjesë live, seanca mbetet në dispozicion për 24 orë.
Ora dhe kohëzgjatja e seancave do të publikohen pas konfirmimit final.
Ligjërata, reflektim dhe pyetje që të ndihmojnë me e pa më qartë lidhjen mes mendimit, emocionit, trupit dhe sjelljes.
Meditime çdo javë, punë me sistemin nervor, frymëmarrje, 9D, EFT dhe ushtrime praktike sipas fokusit të punës.
Një incizim i dedikuar çdo muaj dhe praktika që të ndihmojnë me e çu punën nga seanca në përditshmëri.
Metodat e specializuara përdoren sipas përshtatshmërisë, kualifikimit dhe protokolleve që konfirmohen para nisjes. Programi nuk zëvendëson kujdesin individual profesional.
Edhe kur puna është personale, ndihmon shumë me pasë pranë njerëz që e kuptojnë pse je aty. Në Botë e Re dëgjon, ndan përvoja dhe ecën me shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora.
“Ti punon me veten. Por nuk ke nevojë me ecë vetëm.”
Platforma, moderimi dhe rregullat e privatësisë konfirmohen para nisjes.

Terapist për transformim të shpejtë (RTT) · 9D Breathwork Coach · Mentor i zhvillimit personal
Rruga e Jetmirit nuk ka nisë në terapi. Ka kalu nëpër gazetari, institucione ndërkombëtare, politikë dhe biznes, derisa puna me veten ia ndryshoi drejtimin.
“Nuk u bëra terapist sepse i kisha të gjitha përgjigjet. U bëra terapist sepse fillova t’i bëja vetes pyetjet e duhura.”
Sipas biografisë së tij profesionale, para se t’i përkushtohej kësaj pune, Jetmiri ka pasë angazhime në Gjykatën Supreme të Kosovës, Institucionin e Ombudspersonit, NATO, OKB dhe OSBE. Pas zhvendosjes në Francë, ka qenë aktiv edhe në politikë dhe biznes.
Sot punon përmes seancave, punëtorive, përvojave 9D Breathwork, retreat-eve dhe programeve online. Në Botë e Re, roli i tij është me të udhëheqë gjatë gjithë vitit, jo vetëm me ta dhënë një ligjëratë dhe me të lanë vetëm.
Këto janë përvojat e tyre personale me Jetmirin dhe programet e Terapia e Jetës. Përvoja jote mund të jetë ndryshe.
Çfarë mund të ndryshojë nëse gjatë vitit të ardhshëm i kushton vetes kohë, vëmendje dhe punë të vazhdueshme?
Vendimi për të filluar është i yti.
Po të përgjigjemi vetëm me atë që është konfirmuar deri tani.
Pyetja është: çfarë do të bësh ti me atë vit?
Nëse ka ardhur koha t’i kushtosh vetes përkushtimin që ke shtyrë prej vitesh, BOTË E RE fillon më 1 janar 2027.
Programi është për zhvillim personal. Përparimi ndryshon nga personi në person.
Na duhen vetëm të dhënat esenciale për regjistrimin. Emaili mbetet opsional.
Të dhënat e kartelës do të përpunohen nga Stripe dhe nuk ruhen në sistemin tonë.
Pagesa e plotë prej €400 përpunohet në mënyrë të sigurt nga Stripe. Mos e mbyll faqen derisa Stripe ta konfirmojë pagesën.